Nëse po i vëreni këto, veshkat nuk po ju funksionojnë mirë

Çdo ditë, mendja jonë përpunon qindra tonë informata dhe trupi jonë kryen mijëra veprime. Puna dhe angazhimet e mëdha të përditshme, bëjnë që mos t’i vërejmë disa mesazhe që trupi i dërgon. Dhe pasojat mund të jenë drastike nëse nuk iu përgjigjemi këtyre sinjaleve.

pergatit.com ju sjell një listë me shenja që tregojnë se veshkat tuaja nuk janë duke funksionuar mirë. A i keni vërejtur këto sinjale që trupi jua ka dërguar? Shikoni ato më poshtë:

Probleme me gjumë

Kur veshkat nuk punojnë mirë, do të thotë se helmet nuk mund të dalin nga trupi përmes urinës, duke mbetur kështu në gjak. Nivelet e rritura të toksinave e bëjnë më të vështirë rënien në gjumë. Kjo është arsyeja pse kur nuk flini, rrisni shanset e dështimit të veshkave.

Dhimbjet e kokës, lodhja dhe dobësimi i përgjithshëm

Veshkat e shëndetshme dhe që funksionojnë mirë e kthejnë Vitaminën D në trupin tonë për të pasur eshtra të fortë dhe për të prodhuar një hormon të quajtur Erythropoietin (EPO). Kur veshkat nuk funksionojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënia e qelizave të kuqe të gjakut (ato që mbajnë oksigjenin) rezulton në lodhje të shpejtë të muskujve dhe trurit.

Lëkura e thatë dhe kruajtëse

Veshkat e shëndetshme bëjnë punë të pabesueshme, duke larguar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke ndihmuar kështu prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe duke mbajtur sasinë e duhur të mineraleve në trupin tuaj. Lëkura e thatë dhe kruajtëse tregon se veshkat po e kanë problem të mbajnë balancën e duhur të mineraleve dhe ushqyesve, që mund të rezultojë në sëmundje të veshkave dhe eshtrave, transmeton pergatit.

Era e keqe e gojës dhe shija metalike

Kur mbeturinat formohen në gjak, ndryshon shija e ushqimit dhe krijohet një shije metalike në gojë. Era e keqe e gojës është një tjetër shenjë se në gjak ka shumë helme dhe kontaminim. Për më tepër, nëse keni probleme me veshka, do t’ju bie dëshira për të ngrënë mish dhe apetiti në përgjithësi, që mund të çojë në humbje të pashëndetshme të peshës.

Ënjtje në nyje të këmbës, shputa dhe duar

Veshkat që po dështojnë të funksionojnë siç duhet nuk i largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo çon në ruajtjen e natriumit i cili shkakton ënjtje në nyje, këmbë dhe duar. Ënjtja e pjesëve të poshtme të trupit mund të tregojë se keni probleme me zemër, mëlçi ose vena.

Dhimbja e shpinës

Dështimi i veshkës mund të shkaktojë dhimbje të shpinës që zakonisht është e thellë dhe që ndjehet pikërisht nën brinjë. Dhimbja mund të ndjehet edhe në zonën e ijëve ose në pjesën e përparme të tyre. Dhimbja e shpinës dhe këmbës mund të shkaktohet edhe nga cistat e veshkave, të cilat janë qese të mbushura me lëngje që formohen në veshka dhe që janë rezultat i sëmundjes policistike të veshkave.

Shtypja e lartë e gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe i veshkave varet nga njëri-tjetri. Veshkat kanë nefrone që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut dëmtohen, nefronet që filtrojnë gjakun nuk marrin oksigjen dhe ushqyes mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse shtypja e lartë e gjakut është shkaku i dytë kryesor i dështimit të veshkave.

Ndryshimet në urinë

Veshkat janë përgjegjëse për prodhimin e urinës dhe eliminimin e mbeturinave përmes saj. Ndryshimet në frekuencë, ngjyrë, erë dhe pamje të urinës nuk duhet të injorohen.  Ndryshimet më të zakonshme janë:

  • nevojë e rritur për të urinuar, sidomos gjatë natës.
  • Të shohësh gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme filtrojnë mbeturinat nga gjaku përmes urinës, por nëse filtrimi është i dëmtuar, qelizat e gjakut mund të shfaqen në urinë.