Receta gjermane me karafil dhe limon që pastron arteriet

Recetat natyrale, po t’i provosh dhe po të dish t’i përgatisësh e përdorësh siç duhet, shpesh herë japin efekte më të mira se kurat e ndryshme mjekësore. Limoni është gjithnjë efektiv kur bëhet fjalë për pastrimin e organizmit. Në këtë rast, receta është e posaçme për arteriet në mënyrë që të parandalojë kalçifikimin.

Në këtë rast, hudhra nuk do t’ju krijojë probleme në aromën e frymëmarrjes pasi neutralizohet nga limoni. Përbërësit e recetës i kemi të gjithë në shtëpi, nuk është nevoja të shpenzoni shumë.

Përbërësit e recetës: 4 kokrra limoni, disa karafila (6-7), xhenxhefil (një rrënjë e vogël) dhe 2 litra ujë. Përgatitja: Së pari pastroni hudhrat dhe kalojini në mikser bashkë me rrënjën e pastruar të xhenxhefilit dhe limonët me gjithë lëkurë. Të gjithë përzierjen vendoseni për të zier në sasinë e ujit që keni në recetë. Lëreni sa të nisi vlimin dhe hiqeni nga zjarri.

Lëreni të ftohet, kalojeni në një shishe qelqi dhe ruajeni në frigorifer për ta pirë në mëngjes, esëll, një gjysmë filxhani. Kjo recetë gjermane, që rekomandohet nga mjekët gjermanë, ka treguar se me sukses ndikon në pastrimin e artereve, duke ofruar kështu shëndet më të mirë të përgjithshëm të trupit dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’i përmbaheni këtij çaji, duke e pirë në mëngjes esëll dhe arteret tuaja do të jenë më të pastruara se kurrë. Tani është koha ta shpërndani këtë recetë gjermane edhe me të tjerët, që edhe të tjerët ta mësojnë atë dhe të përfitojnë nga ajo.