Gjatë viteve të fundit, sulmi në zemër është bërë aq i zakonshëm sa që është gati për të hyrë i pari në listën e shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjes.
Por nëse nuk e keni ditur, sulmi në zemër mund të parandalohet nëse i dini simptomat e tij.
Këto janë simptomat:
Shkurtim i frymëmarrjes
Nëse mushkëritë nuk marrin aq oksigjen sa duhet, atëherë as zemra juaj nuk do të marrë gjakun e nevojshëm që i duhet. Kjo do të thotë se këto dy sisteme janë të lidhura dhe nëse nuk e keni njërën s’do ta keni as tjetrën. Në rast se përjetoni probleme me frymëmarrje është mirë që të shkoni menjëherë tek doktori pasi mund të nënkuptojë se jeni afër të pësoni sulm në zemër.
Presion në gjoks
Nganjëherë njerëzit injorojnë këtë shenjë për shkak se mendojnë se është normale dhe nuk shkojnë tek mjeku për t’u kontrolluar. Presioni në gjoks është një shenjë e qartë dhe më e dukshmja nga të gjithat se një sulm në zemër mund të ndodh në të ardhmen e afërt. Herën tjetër që ndjeni presion në gjoks, shkoni tek mjeku.
Lodhje
Lodhja është një tjetër shenjë e cila tregon se mund të keni sulm në zemër. Kur arteriet ngushtohen, ato nuk lejojnë që gjaku të qarkullojë siç duhet gjë që nënkupton se muskujt nuk marrin atë për çfarë kanë nevojë dhe për këtë arsye ndjeheni të lodhur. Kështu që keni kujdes nëse filloni të përjetoni lodhje pa arsye dhe shkoni tek mjeku. /pergatit.com