Kafeina është një substancë që përgjithësisht veç energjisë ofron edhe probleme për trupin dhe trurin.
Shpesh kafeina përdoret në trajtimet kundër diabetit apo azmës. Megjithatë, ajo mund të transformohet në një toksinë të rrezikshme nëse kombinohet me stimulantë artificialë, ëmbëlsues dhe elementë të tjerë shtesë.
Dëmet që ky kokteil substancash i shkakton zemrës janë kolosale dhe përshpejtojnë shfaqjen e atakut në zemër. Disa studime shkencore të pavarura kanë zbuluar se pijet energjike shkaktojnë dëme serioze tek njerëzit.
Dëmet prekin ata që janë të predispozuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Njerëz që konsiderohet të kenë shëndet të plotë nuk konsiderohen të mbrojtur nga këto dëme.
Zemra dhe dëmet që i shkaktohen nga pijet energjike
Disa studimet kanë vënë re se njerëzit që pijnë një pije energjike çdo ditë për një javë pësojnë një rritje të frikshme të tensionit të gjakut. Pikë së pari, pijet energjike rrisin sasinë e gjakut që pompohet në zemër duke e sforcuar atë.
Tensioni i gjakut rritet me 8 përqind të paktën katër orë pas pirjes së lëngut energjik dhe 10 përqind në fund të javës. Rrahjet e zemrës rriten me 8 përqind pas pijes së parë dhe me 11 përqind në fund të javës.
Këto janë dy faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Tensioni i gjakut dëmton arteriet, por edhe çel rrugën e goditjes së sklerozës dhe atakut në zemër.
Pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, kafeinë dhe taurinë. Ato konsiderohen si stimulantë që dihet të kenë një efekt të dëmshëm për trurin.
“Teksa pijet energjike po bëhen vazhdimisht më të përdorura, është e rëndësishme që të studiohen efektet e këtyre pijeve në ata që i pinë rregullisht dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka sasinë që është e lejueshme të konsumohet”, ka thënë John Higgins, udhëheqësi i studimit të Universitetit të Teksasit në Houston.