Pavarësisht orëve të gjata pa bukë dhe ujë, për mijëra vjet Ramazani ka bërë mrekulli në shëndetin e atyre që kanë agjëruar.
Dhe tani, edhe shkencëtarët më eminentë të botës po tregojnë për efektet që agjërimi i ka në shëndetin tonë. Sipas tyre, agjërimi i ka këto veti të mira:
Forcon trurin
Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike se që e mendoni.
Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij. Agjërimi gjithashtu zvogëlon nivelin e kortizolit në trup (hormonit të stresit)
Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija
Për shkak se do të agjëroni gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.
Agjërimi ulë edhe kolesterolin
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.
Largon helmet nga trupi
Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.