Mënyra më e lehtë për mbjelljen e Aloe Verës

Të gjitha vlerat e Aloe Verës duhet t’ju frymëzojnë që të mësoni të rrisni këtë bimë në shtëpinë tuaj. Bima ka nevojë për pak përkujdesje, pak ujë dhe lulëzon vetë.

Për të mësuar më tepër mbi disa nga mënyrat më të mira dhe të thjeshta të mbjelljes së Aloe Veras, ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Çfarë ju nevojitet?

Një vazo prej balte dhe për të mbushur gjysmën e vazos pleh për gjysmën tjetër. Zhavorr për t’u vendosur në fund të vazos që të qëndrojë e thatë. Një pjesë bime aloe vera që dëshiron të mbjellësh. Bima e Aloe Verës gjendet në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit të luleve dhe do ta keni të lehtë të merrni një fletë të kësaj bime.

Si rritet bima e Aloe Verës?

Vendoseni zhavorrin në fund të vazos dhe mbusheni gjysmën e vazos me dhe normal dhe gjysmën tjetër me pleh. Mos përdorni kurrë rërë sepse kripa e tepërt nuk i bën mirë bimës. Vendoseni copëzën e aloe verës që keni zgjedhur në zemër të vazos dhe mbulojeni me dhe’ deri në fillim të gjetheve.

Aloe Vera normalisht lëshon rrënjë të forta që e mbajnë në një vend. Kur e vendosni në vazo, është mirë të mos e ujisni për dy javë. Rrënjët do të rriten gjatë gjithë kësaj kohe. Pas dy javësh mund t’i jepni bimës nga pak ujë.

Aloe Vera ka nevojë për diell dhe dritë. Ndaj është mirë të vendosni vazon në një vend të ndriçuar mirë. Bima nuk ka nevojë për shumë ujë. Duhet ta ujisni çdo dy javë dhe do ta shihni sa mirë do të rritet. Me kalimin e kohës do të vini re çeljen e bimëve më të vogla përreth.

Sapo të arrijnë gjatësinë e katër gishtave (gjysma e një pëllëmbe) mund t’i këpusni dhe t’i mbillni në vazo të reja për akoma më shumë bimë të reja.

Siç mund ta shikoni është shumë e lehtë të rrisësh këtë bimë magjike në shtëpinë tuaj. Rritet shpejt dhe nuk ka nevojë për shumë përkujdesje. Gjethet janë të mëdha dhe të trasha e mund të përdoren për të gjitha nevojat tuaja.

Aloe Vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik.

Aloe Vera përmban 20 nga 22 amino-acidet thelbësore, për të cilat ka nevojë trupi dhe që shërbejnë për të luftuar bakteret dhe viruset.

Aloe Vera largon toksinat nga stomaku, veshkat, shpretka, fshikëza, mëlçia dhe zorra e trashë. Ajo ndihmon me tretjen, ulcerën dhe inflamacionin në stomak. Aloe Vera fuqizon sistemin tretës dhe ndihmon me problemet e kockave.