Çdokush që vuan nga gjumi i keq, e di se po bën një jetë të mjerueshme. Dhe shifrat po rriten me shpejtësi.
Sipas botimit të fundit të një ankete në Britani më shumë se 51% prej nesh tani luftojnë për të fjetur të qetë natën, ndërkohë që gratë janë tri herë më të prekura se meshkujt.
Provat e mbledhura nga 20.000 të rritur treguan se 93% e atyre që vuajnë nga pagjumësia raportojnë nivele të ulëta të energjisë dhe 83% ankohen për humor të keq. 77% e tyre kanë vështirësi në koncentrim dhe 64% thonë se janë më pak produktive në punë, ndërsa 55% thonë se kanë vështirësi në raport me marrëdhëniet.
Njerëzit kanë nevojë për rreth 8 orë gjumë të mirë çdo natë për të patur një gjendje normale të shëndetit fiziologjik dhe psikologjik.
Më poshtë po ju rendisim disa arsye përse nuk ju zë gjumi natën:
Stresi, skleroza, konsumimi i pijeve energjike, astma, menopauza, konsumimi i alkoolit, sistemi i dobët imunitar, ndjekja e serialeve në orët e vona të natës etj.
Çfarë do ju ndihmonte për një gjumë më të mirë?
Yoga, barishtet mjekësore të tilla si kamomili, lëngu i qershisë, meditimi, pozicioni i duhur i të fjeturit.
Gjithkush ka pozicionet e tij të preferuara të gjumit, por siç rezulton, disa pozicione janë më të mira se të tjerët.
Fjetja në anën e majtë është më e dobishme për shëndetin tuaj. Një pozicion i tillë lehtëson kullimin limfatik nga truri juaj, inkurajon tretjen e duhur dhe mbështet funksionimin e shëndetshëm të shpretkës.
Pra, provoni të flini në anën tuaj të majtë dhe shikoni se si do të ndiheni! /pergatit.com