Sot kemi vendosur t’ju tregojmë një mënyrë më ndryshe të përgatitjes së pallaqinkave, të cilat mbushen me mish të bluar, pavllak (shmand) ose ajkë dhe bizele e drithëra. Unë zakonisht i përgatis ndonjëherë kështu, për ta thyer pak atë mënyrën e përgatitjes së pallaqinkave me mjaltë, mermelatë apo Nutella.
Përbërësit: Vezë, qumësht, pak vaj. Kurse për mbushje përdorni: mish të bluar, pavllak, bizele, drithëra.
Përgatitja: Mbasi të kemi përgatitur pallaqinkat i mbushim me masën e përgatitur nga përbërësit e mësipërm dhe i mbështjellim si në foto, pastaj i rendisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë për 10 minuta. Ju bëfshin mirë!