mjeku

Paralajmëron mjeku: Mos e rregulloni shtratin në mëngjes

Një doktor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në SHBA, ka paralajmëruar pse njerëzit nuk duhet ta rregullojnë shtratin në mëngjes sapo të zgjohen nga gjumi.

Dr. Karan Raj është bërë hit në internet prej kur nisi të publikojë video në TikTok, me një video të fundit ku i informon ndjekësit e tij pse është e rëndësishme të veshin çorape kur të shkojnë për të fjetur.

Dhe në videon e re, Dr. Raj ka shpjeguar të vërtetën prapa mbulesave tona të shtratit. Ai thotë: “Mos e rregulloni më shtratin në mëngjes, do të jeni më të shëndetshëm. Kur e rregulloni shtratin në mëngjes, ju i zini bakteret e lagështisë që akumulohen gjatë natës. Këta grabitqar të vegjël, të cilët janë më të shkurtë se një milimetër, ushqehen me lëkurë të njeriut dhe jetojnë në ambiente të lagështa”, transmeton Pergatit.com.

“Këto baktere lënë pas jashtëqitje të cilat mund të na japin astmë ose simptoma të ngjashme me alergjinë. Kështu që, rregullimi i shtratit në mëngjes e bllokon gjithë këtë lagështi brenda dhe krijon një shtëpi të përshtatshme për 1.5 milionë baktere të këqija”, thotë ai.

Ai shtoi: “Kështu, më mirë lëreni shtratin të çrregullt për një kohë. Në këtë mënyrë, këto baktere të këqija i ekspozohen ajrit dhe rrezeve të diellit, të cilat i dehidratojnë ato dhe i bëjnë të vdesin”.

Kështu, në mënyrë që të shpëtoni nga këta “djem të këqij”, lëreni shtratin të parregulluar në mëngjes për një kohë, në mënyrë që të ajroset mirë. /Pergatit.com