petulla

Petulla me kungulleshka

Keni përgatitur petulla me kungulleshka më parë? Nëse jo, atëherë tani është koha. Është një recetë shumë e shëndetshme dhe që përgatitet shumë shpejtë.

Përbërësit:

2 kungulleshka të mëdha, 2 vezë, 2 qepë të njoma, 250gr miell, djathë të coptuar, majdanoz, pluhur për ëmbëlsira, kirpë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni. Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit. Shtoni qepën e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.

Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë. Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende. Mund t’i shërbeni me ajkë apo jogurt. Ju bëfshin mirë!