role

Role pa pjekje me biskota dhe çokollatë

Ëmbëlsirat pa pjekje janë të mrekullueshme për ato ditë kur thjesht duhet të hani diçka të ëmbël, pa u shqetësuar fare që ta ndizni furrën dhe me siguri i keni të gjithë këta përbërës në shtëpi. Role e lehtë e shijshme dhe me pak përbërës!

Përbërësit për role:

  • 350gr biskota
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 4 lugë gjelle kakao
  • ¼ filxhan gjalpë i shkrirë
  • 160ml qumësht
  • 140gr çokollatë për shkrirje

Përgatitja:

Këtë role kaq të shijshme mund ta përgatitni fare lehtë duke e shikuar mënyrën e përgatitjes në videon më poshtë.

Këshillë: Çokollatën e zezë mund ta zëvendësoni edhe me çokollatë të bardhë të shkrirë, sipër mund ti dekoroni edhe me arra të bluara ose kokos. Sigurohuni që çokollata për shkrirje të jetë me cilësi të lartë, nëse shtoni shumë përzierje, mund t’ju duhet të shtoni pak më shumë gjalpë të shkrirë në mënyrë që përzierja të mos thahet.

Gjithashtu mund të përdorni edhe biskota me kakao. Sigurohuni që të përdorni sheqer pluhur (dhe jo sheqer të grimcuar) për brumin. Për shkak se kjo është një rolladë që nuk piqet, sheqeri i grimcuar do ta bëjë atë me kokrra.

Çokollatën e shkrini në mikroval me pak qumësht. Rolen e lini të qëndrojë në frigorifer për 3 orë.

Ju bëftë mirë!