Kjo recetë me patate të mbushura është shumë më ndryshe nga recetat e zakonshme të patateve që i dijmë ose që i kemi parë. Duhen pak përbërës dhe përgatitet mjaft lehtë.
Përbërësit:
Patate te pjekura, të ftohura pak,
gjalpë i shkrirë,
kripë dhe piperë i zi i bluar,
djathë i copëtuar kaqkavall ose ndonjë lloji qe ju pëlqen juve.
Përgatitja:
Mbushja; zgjidhni çfarë të dëshironi si përshembull perime presh, proshutë speca të grira etj.
Furrën e ngrohim paraprakisht në 250 gradë.
Prejmë në fetë një shtresë nga pjesa e sipërme e seciles patate. Përdorni një lugë për të larguar fetat nga brenda edhe jashtë, duke lënë një shtresë të hollë në patate . Pjesët e patates të larguara nga brenda mund t’i përdorni për pire ose ndonjë gatim tjeter.
Me furçë lyejmë brenda çdo patate me gjalpë të shkrirë dhe me pak kripë dhe piper. E mbushim me një shtresë djathë të copëtuar në çdo patate dhe pastaj shtoni mbushjen sipas dëshirës (me perime, mish proshute,presh etj) Plotësoni çdo patate rreth 3/4 e plotë. Theni një vezë në çdo patate. Shtoni pak pak më tepër kripë dhe piper,dhe një shtresë me djathë shtesë nëse dëshironi.
Vendosni patatet në një fletë pjekje dhe pjekni ato për rreth 20 minuta. Ndjekni udhëzimet si në fotot më poshtë: