Trileçe me Nutella

Përbërësit:

4 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë vaj, 12 lugë qumësht, 12 lugë miell, 4 lugë kakao dhe një pecivë.

Sherbeti:

½ qumësht, 5 lugë sheqer (ose 10 nëse dëshironi më ëmbël), një lugë shmand, 2 lugë Nutella.

Udhëzimet:

Përzihen të gjithë përbërësit dhe piqet në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Pastaj i vendoset sherbeti i ftohtë ngadalë derisa ta pijë gjithë qumështin. Pastaj lihet të ftohet dhe lyhet me masën me shmand dhe Nutella.

Përkujtim: Nutellën dhe shmandin e përzieni së bashku, kurse sheqerin me qumësht. Qumështi është sherbeti, kurse shmandi me Nutellën është glazura (lyerja). /pergatit.com