erë

Vinte gjithmonë erë e mirë në shtëpinë e saj, gruaja u tregon sekretin mysafirëve

Të gjithë ne kemi dëshirë që shtëpija jonë të duket gjithnjë e pastër dhe të mbajë erë të mirë, që sapo mysafirët tuaj të futen në shtëpi ta ndjejnë aromën.

Vajza, doni ta dini trukun më të mirë për të pasur një shtëpi që gjithmonë vjen erë të mirë? Do mahniteni kur ta shikoni sesa e thjeshtë është kjo metodë dhe sa efektive. Nuk keni nevojë të lodheni duke blerë aromatizues të ndryshëm që shtëpija juaj të mbajë erë të mire, me këtë metodë do e zgjidhni menjëherë problemin.

Përbërësit:

  • ¼ gotë me sfera detergjenti
  • 2 gota ujë
  • 4 lugë sodë buke
  • tenxhere

Përgatitja: Vendos sferat e detergjentit në një kovë dhe shtoni 4 lugë sodë buke. Shto 2 gota me ujë të valuar dhe përzijeni. Pas 30 minutash, kjo do të shpërbëhet. Merrni një shishe sprucuese dhe e vendosni këtë përzierje brenda shishes.

Përdoreni këtë spraj për të pastruar  gjëra të tilla si divanë, dollapë, rroba, dhe tapete. Gjithashtu, nëse shihni se soda nuk është e përzier mirë, shtoni pak alkool dhe përziejeni përsëri. Mos hezitoni, provojeni që sot!