Përbërësit: 2 të verdhë të vezëve, 1 lugë gjelle qumësht, 33gr (4 lugë e gjysmë çaji) miell, ½ lugë çaji pluhur për pjekje, 2 të bardha të vezëve, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, 23gr (1/2 lugë gjelle) sheqer, pak gjalpë.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 të verdhë të vezëve, i përziejmë pak me tel kuzhine më pas tek vezët shtojmë 1 lugë gjelle qumësht dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video më pas shtojmë 33gr (4 lugë e gjysmë çaji) miell, ½ lugë çaji pluhur për pjekje.
E përziejmë masën mirë me tel kuzhine, pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 2 të bardha të vezëve dhe i përziejmë mirë me mikser, tek kjo masë shtojmë 23gr (1/2 lugë gjelle) sheqer dhe e përziejmë masën derisa të fitojmë një krem të trash. Më pas këtë masë e hedhim tek masa me të verdhët e vezëve ashtu siç e shikoni në video, para se ti piqni tiganin lyeni vetëm pak me vaj duke e shtrirë me anë të letrës së kuzhinës ashtu siç e shikoni në video.
Kur t’i gatuani petullat: Njërën anë gatuajeni në nxehtësi të ulët për tre minuta, shtoni ujë dhe prisni një minutë, rrotulloni petullat dhe shtoni ujë, gatuajeni për 3-4 minuta. Shërbeni me pak gjalpë sipër dhe mjaltë.
Ju bëfshin mirë!