Petulla të shpejta

Përbërësit: 250gr miell, ½ pluhur paste, pak kripë, një lugë sheqer, 2 vezë, një sheqer vanilje, 300ml jogurt, vaj, sheqer, pluhur për pjekurina.

Udhëzimet: Merren jogurti dhe vezët përzihen dhe pastaj shtohet mielli i përzierë me pluhur paste, kripë dhe sheqer + sheqer vanilje, dhe përzihet derisa të bëhet një masë homogjene.

Kur brumi të jetë gati, nxehet vaji dhe nga kjo masë me një lugë gjelle nxirren petullat dhe hidhen në vaj të nxehtë dhe fërgohen mirë në të dyja anët dhe renditen pastaj në letër kuzhine që të mpihet yndyra e tepërt.

Duhet pasur kujdes që temperatura të mos jetë shumë e madhe sepse petullat skuqen shpejtë dhe nuk piqen mjaftueshëm brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë të nxehta. Ju bëfshin mirë!