Përbërësit: 700gr miell, gjysmë luge kripë, 25gr maja buke, 200ml ujë i ngrohtë, 60ml qumësht, një vezë, vaj për fërgim.
Përgatitja: Fillimisht marrin një enë kuzhine dhe shtojmë 700gr miell, më pas shtojmë gjysmë luge kripë, 25gr maja buke, 200ml ujë të ngrohtë, 60ml qumësht, një vezë dhe e përziejmë mirë masën me duar duke e ngjeshur deri sa të bëhet një brumë i butë dhe i lëmuar.
Pasi e kemi ngjeshur brumin mirë me duar e vendosim në një enë me kapak që të pushojë për një orë, pasi brumi të ketë pushur e marrim dhe e vendosim në tavolinë të përmiellur. Më pas brumin e ndajmë në kulaçe të vogla dhe e lëmë të pushojë ashtu edhe për 7-8 minuta.
Në ndërkohë marrim një tigan për fërgim dhe shtojmë vajin, më pas kulaçet e ndarë nga brumi i ngjeshim pak me duar (i shtrijmë) dhe më pas i fërgojmë në tiganin me vaj duke i kripësuar nga pak sipër deri sa të marrin ngjyrë të artë (mos i piqni shumë që mos të ju digjen). Ju bëfshin mirë!