Përbërësit:
Një gotë ujë të vakët, gjysmë gote uji qumësht i vakët, një lugë e mesme sheqer, një lugë e çajit kripë, 3 lugë të mesme tharm buke, gjysmë gote çaji vaj, miell sa të bëhet masa e butë, por nuk ngjitet në durë.
Përgatitja:
1. Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe në fund e hedhim miellin derisa të formohet brumi.
2. E lëmë brumin që të dyfishohet, pastaj i ndajmë 4 kuleq me shumë pak miell dhe fillojmë i hapim mbi letër për pjekje.
3. l bëjmë në madhesi mesatare pastaj i vendosim në tepsi anash, dhe vendosim kaçkavall ku pastaj i pshtjellim skajet dhe shpojmë brumin me pirun që mos të fryhet.
4. Fillimisht pjekim në pjesën e poshtme 2 apo 3 min pastaj e nxjerrim ku e lyejmë me sos dhe kaçkavall një shtresë.
5. I shtojmë dhe sipër përshutë apo suxhuk dhe e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë celsius deri sa skuqen skajet dhe fundi.
Një picë më e mirë se secila e blerë në qytet, nese e provoni nuk do të zhgënjeheni!
Ju bëftë mirë !