Receta e mahnitshme natyrale për një fytyrë të pastër

Receta që e sugjerojmë sot përmban vetëm dy përbërës: vaj kokosi dhe sodë buke. Këta dy përbërës mund të ndodhen në kuzhinën tuaj dhe janë mjaft efikas në trajtimin e problemeve të lëkurës.

Kjo përzierje e fuqishme ofron efekte fantastike në trajtimin e shenjave, njollave, puçrrave dhe akneve, duke eliminuar yndyrën dhe qelizat e vdekura.

Soda për pjekje është më e mirë se produktet e rrezikshme dhe toksike. Për më tepër ajo mund të përdoret edhe për zbardhjen e dhëmbëve dhe si një deodorant.

Kjo është receta:

Përbërësit:
Vaj kokosi dhe sodë për pjekje

Udhëzimet:
Kombinoni vajin e kokosit dhe sodën (në varësi të lëkurës, sa lugë sodë aq edhe vaj) dhe aplikojeni kombinimin në lëkurë. Bëni masazh lëkurës përderisa e vendosni kombinimin në të dhe lajeni menjëherë me ujë të vakët, ose përdoreni si një maskë për fytyrë dhe lëreni aty për disa minuta.

Kjo përzierje e mrekullueshme mund të ofrojë rezultate të mahnitshme në një mënyrë komplet natyrale! Kështu që mos hezitoni ta provoni atë!