Katrorë me kakao dhe vanilje

Përbërësit: 2/3 gotë vaj perimesh, 3/4 filxhan margarinë, 3/4 filxhan kakao pluhur, 2 ½ filxhanë sheqer, ½ lugë çaji kripë, 6 vezë,1 ½ lugë çaji ekstrakt vanilje,1 ¾ filxhanë miell
2 filxhanë margarinë,1 filxhan sheqer i kafët,1 filxhan sheqer i bardhë, ¼ gotë qumësht
2 lugë çaji ekstrakt vanilje, 2 gota miell, 2 gota çokollatë e copëtuar.

Koha për përgatitjen: 1 orë
Koha për pjekjen: 25 minuta

Udhëzimet:

Parangrohim furrën në 175 gradë celsius. Marrim një tepsi dhe i hedhim miell. Vendosim vajin e perimeve, ¾ filxhanë margarinë, dhe kakaon në një enë të madhe në temperaturë mesatare. E largojmë nga zjarri, dhe i përziejmë 2 ½ filxhanë sheqer dhe kripën së bashku me çokollatën.

E lëmë përzierjen të ftohet. Marrim vezët dhe i rrahim një nga një, duke përzierë pastaj mirë, dhe duke i shtuar vaniljen. Shtojmë 1 ¾ gota miell në përzierjen e çokollatës. Masën e fituar e shtrojmë në tepsi në mënyrë të barabartë. E vendosim në furrë për 20 minuta. Pastaj e nxjerrim nga furra dhe e lëmë derisa të ftohet.

Marrim një enë të thellë dhe vendosim 1 filxhan margarinë, sheqer të kafët, 1 filxhan sheqer të bardhë, dhe i përziejmë me mikser derisa të zbutet masa. Shtojmë qumështin dhe dy lugë çaji ekstrakt vanilje, i rrahim mirë.

Shtojmë dhe miell, derisa të fitohet masë e duhur, dhe pastaj masën e vendosim mbi ëmbëlsirën e ftohur, dhe e mbështjellim me një qese plastike dhe e vendosim në frigorifer, e lëmë të qëndrojë rreth gjysmë ore.

Marrim çokollatën e copëtuar, dhe e shkrijmë. E hedhim mbi ëmbëlsirën e ftohur në frigorifer, pastaj e fusim prapë të qëndrojë në frigorifer për gjysmë ore, para se ta prejmë në katrorë. Kur të ftohet e nxjerrim nga frigoriferi, e prejmë në katrorë të barabartë dhe e servojmë, ëmbëlsirës mund t’i bashkëngjitet edhe një kafe turke apo Nescaffe.

Ju bëftë mirë!