Gjevrek me susam

Përbërësit:

250gr gjalpë, gjysëm gote me vaj luledielli ose vaj misri, ¾ gote çaji me sheqer, një gotë çaji me uthull ( molle ose rrushi ), një vezë ( e verdha brenda në brumë, e bardha për t’i lyer sipër ), një pako maja buke (10gr), një lugë kafe kripë, 2 lugë kafe salep, 2 gota uji me miell si fillim (po deshet i hidhni sa të marri), mjaftueshëm susam.

Përgatitja:

Përzjemë 2 gota me miell, kripen, sheqerin, salepin dhe sodën, derisa të përfitojmë një masë homogjene, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë të punojmë brumin edhe për pak kohë.

Hedhim vajin, uthullën, të verdhën e vezës dhe hedhim nga pak miell derisa të përfitojmë një brumë të plotë që nuk ngjitet në dorë. Brumi lihet të paktën për gjysmë ore në frigorifer. Pastaj i japim brumit formën e simiteve-gjevrekve (ose forma si te dëshironi).

Hedhim të bardhën e vezës në një pjatë me pak kripë. Lyejmë format e përgatitura në të bardhen e vezës dhe lyejmë në të dy anët me susam, pastaj i vëmë të piqen në furrën e ngrohur më parë në 170-180 gradë, për 25-30 minuta. Ju bëfshin mirë !