Pija me limon që heq gurët në idhëz

Disa kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi, për problemet e tëmthit dhe fshikëzës. Formula e përgatitjes, përdorimi dhe afati.

Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit.

Gurët kanë përmasa të ndryshme. Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu.

Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit.

Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes.

Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.

Në momentin që pacienti konstaton praninë e gurëve në tëmth, atëherë patjetër duhet të fillojë trajtimi me bimë mjekësore, në mënyrë që të mos i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Nëse personi ka një nga simptomat e sipërpërmendura, rekomandohet konsumimi i rigonit.

Pra, të hidhet sa më shumë nga kjo bimë në gjellë, dhe do të vini re që përbërësit aktivë të rigonit, jo vetëm do iu lehtësojnë tretjen e do t’u pastrojnë mushkëritë, por edhe do fillojnë të japin efektet e para në shkrirjen e gurit.

Llumi do të fillojë të dalë më shpejt kurse gurët do të gërryhen.

Gjithashtu, nëse pacientët kanë ndjesinë që ushqimi në muret e stomakut rri i thatë, atëherë duhet të konsumojnë rigonin të kombinuar me mendër pasi janë dy bimë që japin efekte të mrekullueshme në qetësimin e dhimbjeve të tëmthit, nxisin e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, bëjnë të mundur të prodhohet më shumë lëng biliar në tëmth si dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve.

Nderkaq, më poshtë do të lexoni për disa kura natyrale për gurët e tëmthit në shtëpi…

 

  1. UTHULLA E MUSHTIT TË MOLLËS

Natyra acidike e uthullit të mushtit të mollës ndalon mëlçinë nga krijimi i kolesterolit që është përgjegjës për formimin e tipit më të zakonshëm të gurëve të tëmthit.

Ajo gjithashtu luan një rol kyç në shpërndarjen e gurëve të tëmthit dhe zbutjen e dhimbjes.

– Përzihet 1 lugë gjelle e uthullës të papërpunuar, të pa filtruar të mushtit të mollës, në një gotë lëng molle.

Pini sa herë që keni një sulm të gurëve të tëmthit.

Kjo do të lehtësojë ndjeshëm dhimbjen brenda 15 minutash.

Përndryshe, ju mund të shtoni 2 lugë çaji uthull molle dhe 1 lugë çaji me lëng limoni të freskët, në një gotë me ujë të ngrohtë.

Pini atë me stomak bosh në mëngjes.

Duke bërë këtë rregullisht për disa javë, mund të shpërndajë gurët e tëmthit dhe të ndalojë gjithashtu dhimbjen.

 

  1. LËNG LIMONI

Limonët janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave dhe mineraleve, si vitamina B, kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink.

Limonat janë një burim i pasur i përbërjeve bioaktive si acid askorbik ose vitaminë C dhe flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese dhe dezinfektuese.

Acidi Askorbik raportohet se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të fshikëzës së tëmthit.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, vinaigretti natyror i përbërë nga vaj ulliri dhe lëng limoni ishte i suksesshëm në shpërndarjen e gurëve të tëmthit 100 për qind, pas një testi laboratorik në vetëm 1 javë.

Lëngu i limonit gjithashtu ndihmon mëlçinë që mos akumulojë yndyrë.

Plus, vitamina C në lëng limoni e bën kolesterolin më të tretshëm në ujë, gjë që nxit eliminimin më të shpejtë të produkteve të mbeturinave.

Ndërsa pektina që gjendet në lëngun e limonit do t’ju shpëtojë nga dhimbja e fshikëzës së tëmthit, që vjen si rezultat i gurëve.

– Pini lëng të freskët, shtrydhur nga 4 limona, çdo ditë, në stomak bosh.

Pasi t’i pini ato, konsumoni një gotë ujë.

Kjo terapi duhet të zgjasë vetëm 1 javë (jo më shumë, sepse është e fortë si kurë).

Përndryshe, mund të pini 4 lugë lëng limoni, të përzier në një gotë me ujë të ngrohtë, çdo ditë në stomak bosh.

Vazhdoni këtë trajtim për disa javë, derisa gurët e tëmthit të eliminohen nga trupi.

 

  1. MENTJA

Përdorimi i mentes për qëllime medicinale daton në qytetërimin e lashtë grek, ku u përdor zakonisht për të ndihmuar kundër sëmundjeve të tëmthit, falë përbërësit mentol që ka.

Mentoli ka fuqi luftuese të larta ndaj gurëve të tëmthit dhe në zbrazjen e lëngjeve të fshikëzës së tëmthit.

Plus, mentja ka komponime të quajtur “terpenes”, që mund të shpërndajnë në mënyrë efektive gurët e tëmthit.

Gjithashtu besohet se ndihmon në zbutjen e spazmave dhe lehtësimin e dhimbjeve akute të fshikëzës së tëmthit.

– Vloni një gotë uji.

Shtoni 1 lugë çaji gjethe të thata të mentes.

Hiqeni nga nxehtësia, mbulojeni me një kapak dhe lëreni të pushojë për 5 minuta.

Pijeni këtë çaj 2 herë në ditë, nga 4-6 javë.

Pijeni çajin në mes të ngrënies për rezultate maksimale.