Kjo dietë është për humbje peshe të shpejtë dhe ju duhet ta aplikoni vetëm 3 ditë në javë.
Shmangni sheqerin, kripën, makaronat dhe ushqimet e tjera që janë të dëmshme dhe plotë kalori, patatet e skuqura, ushqime të skuqura, mishin me yndyrë dhe pijet e gazuara.
Dita e parë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera, 2 domate dhe një filxhan çaj të gjelbër pa sheqer. Dreka: Dy të bardhë veze, 120 gram të peshk i zier ose i pjekur dhe një gotë çajit të gjelbër. Në vaktin e ndërmjetëm: Një mollë. Darka: Perime të ziera (brokoli, lulelakër, karota, bizele, bishtaja, etj) me një filxhan çaj të gjelbër.
Dita e dytë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera, 1 banane dhe një filxhan çaj të gjelbër. Dreka: Dy bardha veze, 120 gram mish pule të zier pa lëkurë dhe një gotë të çajit të gjelbër. Darka: 120 gram gjizë, një fetë e bukë të thekur dhe një filxhan qumësht me yndyrë të ulët.
Dita e tretë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një gotë me lëng domate. Dreka: Dy të bardhë veze, 120 gram mish të kuq dhe një filxhan çaj të gjelbër. Darka: Dy patate të pjekura, sallatë e gjelbër dhe një gotë të çajit të gjelbër.