Milia, e njohur ndryshe si “pikat e qumështit”, është një sëmundje e lëkurës që shpesh ngatërrohet me pikat dhjamore dhe mund të prekë si bebet ashtu edhe të rriturit.
Milium është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë. Këto pika zakonisht shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës. Por teksa tek fëmijët largohet më shpejt, tek të rriturit mund të jetë disi më e vështirë për t’i hequr.
Dy janë shkaqet kryesore se përse njerëzit zhvillojnë pika të qumështit. Njëra, më e zakonshme tek fëmijët ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet. Por ato mund të krijohen edhe nga dëmtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në diell, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjëherë nga përdorimi i kremërave me steroide.
Pikat e zeza, shenjat apo aknet janë disa nga problemet më të zakonshme, veçanrësisht për femrat. Përveç tyre, janë edhe pikat e bardha (gjendrat yndyrore) që shfaqen kryesisht rreth zonës së syvë. Ata i japin fytyrës një pamje jo të mirë, dhe vështirë mbulohen edhe me make up.
Shumica e njerëzve vendosin t’i nënshtrohen operacioneve të shtrenjta për t’i eliminuar ato. Por jo të gjithë ne kemi mundësinë të paguajnë për një trajtim me lazer. Lajmi më i mrekulleshëm është se ka trajtime natyrale që i heqin qafe këto gjendra dhjamore të bezdisshme rreth syve.
Teksa këto tipe milium mund të jenë disi të sikletshme për t’u hequr, ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyre. Kjo përzierje me vaj ulliri është shumë e fuqishme dhe ka aftësinë t’i reduktojë dhe t’i zhdukë ato plotësisht me përdorimin e rregullt të saj.
Përbërësit: 1 limon (lëngu), 2 lugë gjelle sheqer, pak vaj ulliri.
Përgatitja: Shtrydhni limonin dhe hidheni lëngun në një tas të vogël, shtoni më pas në të edhe sheqerin dhe vajin e ullirit. Përzijeni mirë derisa të merrni një përzierje homogjene, më pas
aplikojeni përzierjen në zonën ku keni pika të bardha dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Përdoreni atë çdo natë në mënyrë që t’i eliminoni ato plotësisht dhe të keni fytyrë perfekte.