Kjo është një pite e shijshme, që do të kënaqë orekset tuaja.
Përbërësit: 2 kungullesha të madhësisë mesatare, 150gr djathë, 3 vezë, 2dcl kos, 1 filxhan miell gruri, 1 filxhan miell misri, 1 qese të vogël pluhur për ëmbëlsira (pecivë), ½ e filxhanit vaj, një lugë e vogël kripë.
Përgatitja: Fillimisht kungulleshat lani dhe bashkë me lëvore grini në rende, shtoni 150gr djathë të grimcuar, 3 vezët e tundura, 2dcl kos dhe vajin. Në fund përzieni miellin e grurit dhe miellin e misrit bashkë me pluhurin për ëmbëlsira (pecivën).
Hidhni kripë sipas shijes, pasi brumi për pite të jetë gati merrni tepsin ku do ta vendosni pit dhe lyeni me vaj dhe nxeheni në furrë. Më pas masën hidheni në tepsi dhe piqeni në temperaturë 200 gradë Celsius, derisa pitja të marrë ngjyrë të gështenjtë dhe pasi të piqet e largoni nga furra e leni për pak minuta që të ftohet më pas shërbejeni me kos. Bëhen një pite shumë e shijshme dhe e butë, kungulleshat i japin pites një shije fantastike duhet ta provoni.
Ju bëftë mirë!