Ëmbëlsirë kapuçino me tri petë, përgatitet në çast

Përbërësit: 5 vezë, 100-150gr sheqer, 100gr gjalpë, 4-5 lugë sheqer pluhur, 200gr krem,
50ml vaj, 5 lugë miell, 100gr çokollatë, një qese e vogël instant-kapuçino.

Përgatitja: Fillimisht tundni vezët me sheqer deri sa të bëhet një masë homgjene dhe më pas shtoni miellin, vajin duke i përzier vazhdimisht përbërësit me tel kuzhine ose mikser. Pasi masa të jetë gati merrni një tepsi për ëmbëlsira lyeni me vaj më pas shtoni masën e përgatitur e e shtrië mire me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis.

Pasi e keni hedhur masën në tepsi, e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. Brumin për ëmbëlsirë ftoheni dhe priteni më pas për së gjati në dy pjesë, ashtu që të përftoni tri kore.

Më pas gjalpin tundeni derisa të bëhet shkumë me 4-5 lugë sheqer pluhur dhe shtoni çokollatën e shkrirë që e kemi përgatitur paraprakisht dhe qesen e vogël të kapuçinos. Kremin tundeni me qumësht dhe ujë më pas shtoni lugë pas luge gjalpin me çokollatë, ndërkaq në fund bashkoni mirë me mikser duke i përzier për pak minuta.

Fillin ndajeni në tri pjesë, në pjesën e parë të prerë të brumit (petës) hidhni kremin, më pas shtoni pjesën e dytë të brumit, lyeni me fill dhe sipër shtoni pjesën e tretë të brumit dhe më pas lyeni me fillin e mbetur. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet shpejtë. Ju bëftë mirë!