Lakra pa mish: Drekë e shkëlqyeshme plotë vitamina

Përbërësit: 1 lakër, 2-3 karota, 1 tufë qepë të reja, 5-6 thelpinj hudhre, 1 selino, 2-3 patate, spec të gjelbër (i ëmbël dhe djegës), 1-2 domate (mund të jenë edhe të ziera), erëza të thata, spec të kuq të bluar, 1 lugë miell, vaj.

Përgatitja: Fillimisht lakrën priteni në kube të mëdha dhe hidheni gjysmën në tenxhere, ndërkaq perimet pritni në rrathë apo në kube dhe hidhni në mes të tenxheres në lakër dhe mbuloni me pjesën tjetër të lakrës.

Më pas shtoni specin, fletët e selinos dhe majdanozin, hidhni ujë deri në gjysmë dhe lëreni të zihet rreth 45-50 minuta. Pasi lakra të zihet shtoni erëzat dhe domaten. Në tigan hidhni pak vaj, shtoni miellin dhe hudhrat. Fërgoni pak, shtoni specin e kuq të bluar dhe menjëherë hiqeni nga shporeti dhe hidheni në lakër.

Provoni dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme. Pritni edhe pak fletë majdanozi dhe hidhni tek lakrat, më pas lëreni të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe hiqeni nga shporeti. Bëhet një drekë shumë e shijshme dhe përgatitet shumë shpejtë. Ju bëftë mirë!