Pite sipas recetës së një gjyshe shqiptare

Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë

Përbërësit: 3 vezë, 200ml jogurt, 100gr miell të bardhë, 100gr miell misri, 150gr proshutë,
200gr djathë, 4 kastravecë turshi, 1 spec turshi, 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira, 50ml vaj.

Përgatitja: Fillimisht tundni vezët mirë me tel kuzhine, më pas shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë, specin, vajin dhe të gjitha përzieni mirë me tel kuzhine deri sa të përziehen të gjithë përbërësit.

 

Pasi masa të jetë gati hidheni në tepsi të lyer me vaj dhe piqni në temperaturë 200 gradë Celsius për 50 minuta, përderisa sa të piqet pitja mbulojeni sipër me folje. Është e shkëlqyeshme me jogurt apo kos, si paragjellë apo shtesë gjellëve, përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë e shijshme duhet ta gatuani patjetër. Ju bëftë mirë!