Fëmijët i pëlqejnë makaronat dhe kjo recetë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta servirur gatimin e furrës me kungulleshka.
Makaronat e gatuara në këtë mënyrë, nuk kërkojnë më shumë se rreth 35 minuta për t’u pjekur.
Përbërësit: 400gr makarona, 1 fetë djathë deleje, 3 kungulleshka, 3 qepë të vogla, 4 lugë vaj ulliri, kikirikë, borzilok, kripë, piper.
Përgatitja: Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat, prisni edhe qepën në copa të vogla katrore më pas hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën. Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni temperaturën që të skuqen së bashku për 5 minuta.
Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë. Në një tenxhere zieni makaronat pasi të zihen kullojini dhe shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit. Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta. Pasi të jetë gati largojeni nga furra lëreni të ftohet për pak dhe më pas shërbejeni nëpër pjata, bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!