Pogaçe pambuk të buta që shërbehen me çaj

Përbërësit: 2 vezë, 150ml vaj, 150ml jogurt, gjysmë luge gjelle kripë, 450gr miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), keçap për lyerje.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, 150ml vaj, 150ml jogurt, gjysmë luge gjelle kripë e përziejmë masën me tel kuzhine mirë deri sa të treten përbërësit. Më pas tek masa shtojmë 450gr miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

E përziejmë mirë masën duke i shtuar miellin, më pas e përziejmë me duar dhe e ngjeshim deri sa të formojmë një brumë të butë. Brumin nuk keni nevojë ta lini të pushojë fare, pra mund ta gatuani menjëherë. Marrim pastaj një tepsi ku do ti vendosim pogaçet, e lyejmë tepsinë me gjalpë që të mos ngjisin pogaçet.

Më pas marrim brumin të cilin nuk e kemi lënë të qëndrojë fare, formojmë kulaçe të vogla me dorë ashtu si në video dhe më pas i rendisim në tepsi një nga një. Pasi e kemi vendosur brumin e pogaçeve në tepsi, i shtrijmë pak me dorë sipër (i ngjeshim pak) dhe më pas e lyejmë secilin kulaç të pogaçes me keçap sipër.

Pastaj pogaçet i fusim në furrë për pjekje, në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta që të piqen ngadalë dhe të mos na digjen, i vëzhgojmë vazhdimisht. Pasi të piqen pogaçet, i largojmë nga furra dhe i lëmë të ftohen për pak më pas i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë.

Këto pogaçe të shpejta dhe të buta, jo vetëm që përgatiten shpejtë por edhe bëhen shumë të shijshme. I shërbeni në kohën kur e shërbeni çajin, pasi që janë shumë të shijshme kur shijohen me çaj gjithashtu mund ti shërbeni edhe me djathë dhe pse jo ti befasoni mysafiret tuaj me këto pogaçe të shpejta dhe të shijshme.

Ju bëfshin mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=U5mLKHdDwkk