Revani e fëmijërisë, gjysmë e lëngshme

Përbërësit: 3 vezë, 250ml qumësht, 150më vaj, 200gr sheqer pluhur, 100gr kokos, një pako sheqer vanilje, 400gr miell, një pako pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 400ml qumësht, 50gr kakao, 100gr çokollatë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët dhe i tundim mirë me tel kuzhine deri sa të treten. Më pas shtojmë qumështin, vajin, sheqerin pluhur, kokosin dhe sheqer vaniljen dhe përsëri i tundim të gjitha së bashku me tel kuzhine.

Më pas shtojmë 400gr miell, një pako pluhur për pjekje dhe i përziejmë përsëri me tel kuzhine deri sa të bëhet një masë homogjene. Pastaj masën e shtojmë në tepsi të lyer me gjalpë dhe e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 25 minuta.

Derisa revania të piqet përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 400ml qumësht, 50gr kakao, 100gr çokollatë dhe i ziejmë për 1 minutë. Paraprakisht tortën e largojmë nga furra e presim në formë katrore e lëmë të ftohet dhe më pas ia hedhim sipër sherbetin e nxehtë. Ju bëftë mirë!