Përbërësit:
2 ve, 500gr jogurt, një lugë kafeje sodë bikarbone, një lugë reçeli kripë dhe afërsisht 1kg miell.
Përgatitja:
1. Së pari në një enë të thellë qitet gjysma e miellit, kripa, soda bikarbone, vezët dhe jogurti.
2. Zihet brumi duke ia hedhur edhe pjesën tjetër të miellit ngadalë, derisa të gatuani një brumë të butë e pastaj qitet në një tepsi të rrumbullakët, ku më parë e kemi vendos një letër për pjekje.
3. Shtrihet në tepsi me dorë dhe futet në furrë menjëherë në temp 200 gradë celsius, ku piqet për 25 minuta.
Ju bëftë mirë!