dush

Pse duhet të bëni dush gjithmonë natën?

Dermatologët thonë se është mirë të kalojmë 5 deri në 10 minuta në ditë dush. Përderisa shumë prej nesh nuk mund ta imagjinojmë ditën pa u pastruar në mëngjes, disa të tjerë preferojnë ta lajnë stresin e gjithë ditës në mbrëmje.

Edhe pse koha sa qëndroni në dush dhe kur pastroheni varet prej preferencave tuaja personale, duket se ata që zgjedhin të pastrohen natën kanë shumë përfitime shëndetësore. Ne në Pergatit jemi duke e konsideruar seriozisht ndryshimin e disa zakoneve të pastrimit pas këtij hulumtimi.

Ju ndihmon të flini më mirë dhe më shpejtë

Dushi i natës relakson trupin dhe mendjen – madje, ju ofron edhe gjumë më të mirë. Të bëni dush të nxehtë 90 minuta para se të shkoni për të fjetur, ju ndihmon të bini në gjumë rreth 10 minuta më shpejtë se zakonisht. Kjo ndodh për arsye se uji i nxehtë ngadalë e ulën temperaturën e trupit, duke i dërguar kështu sinjal trupit se është koha për të fjetur, transmeton Pergatit.com.

Është më mirë për lëkurën

Të bëni dush para se të flini mund t’ju ndihmojë edhe me aknet. Flokët tona mbledhin baktere gjatë gjithë ditës, dhe sapo ta vendosni kokën në jastëk këto baktere transferohen në të dhe prej tij në fytyrën tuaj. Për arsye se lëkura jonë rigjenerohet gjatë gjumit, të shkoni në shtrat me një fytyrë të pastër dhe të freskët do të thotë se qelizat tuaja të lëkurës do të jenë të shëndetshme.

Mund t’ju ndihmojë me alergjitë sezonale

Nëse vuani nga alergjitë sezonale, të bëni një dush natën mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Kur jeni jashtë, alergjenët si polleni dhe pluhuri futen në lëkurën dhe rrobat tuaja, dhe nëse nuk bëni dush para gjumit mund të përfundojnë edhe në shtratin tuaj.

Flokët do të jenë më të shëndetshme

Nëse i lani flokët në mbrëmje, do të keni më shumë kohë që të thahen në mënyrë natyrale. Kjo bën që flokët të shkëlqejnë dhe të rriten më shpejtë. Duke i larë në mëngjes dhe duke i tharë pastaj me tharëse elektrike, vetëm i dëmtoni dhe i dobësoni.