Kjo tatli me arra dhe kadaif është një ëmbëlsirë që do të ju mahnitë me shijen që ka, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme. Fat i mirë për ata që do ta provojnë.
Për sherbetin:
- 3 gota të ujit sheqer (mesatare)
- 3 gota ujë
- 1 copë e hollë limoni
Përgatitja e sherbetit:
Fillimisht përgatitim sherbetin, marrim një tenxhere dhe në të shtojmë 3 gota të ujit sheqer, 3 gota ujë dhe një copë të hollë limoni. E vendosim tenxheren në zjarr në temperaturë mesatare dhe e përziejmë derisa të tretet mirë sheqeri, duke e lënë që të vlojë për 15 minuta dhe pasi të vlojë e largojmë nga zjarri.
Përbërësit për brumin:
- 125gr gjalpë (margarinë)
- gjysmë gote të çajit sheqer pluhur
- 2 vezë
- 2.5 lugë gjelle bollgur (2 lugë e gjysmë)
- 1 pako pluhur për pjekje
- 1 pako sheqer vanilje
- 3 gota e gjysmë të ujit miell
- gjysmë gote arra të grimcuara
- gjysmë filxhani kadaif të pjekur
- fëstëk
Përgatitja:
Në një enë kuzhine shtojmë gjalpin, sheqerin pluhur, vezët por jo komplet, një të verdhë veze e largojmë që ta përdorim në fund për lyerjen e ëmbëlsirave sipër. Këtë masë e përziejmë me duar dhe më pas tek kjo masë shtojmë bollgurin, pluhurin për pjekje, sheqer vaniljen.
Pastaj tek masa shtojmë miellin gradualisht, shtojmë së pari një gotë miell dhe e përziejmë masën me duar më pas shtojmë edhe një gotë tjetër, e përziejmë me duar dhe krejt në funde edhe një gotë e gjysmë miell. Masën e ngjeshim me duar derisa të formojmë një brumë të butë që nuk ngjitet për duar.
Pasi i kemi dhënë formën brumit e vendosim në tavolinë, e shtrijmë pak me duar dhe më pas tek brumit shtojmë arrat e grimcuara të përziera me kadaif të pjekur. E ngjeshim përsëri brumin me duar derisa të futen mirë në brumë arrat dhe kadaifi. Më pas bëjmë format ashtu siç e shikoni në foto dhe i vendosim në tepsi të lyer me gjalpë.
Sipër i lyejmë ëmbëlsirat me të verdhën e vezës që e kemi nda më herët dhe më pas i pjekim në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë C derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Sherbeti hidhet i ftohtë në ëmbëlsirën e nxehtë dhe lihet të qëndrojë ashtu për 3-4 orë. Ëmbëlsirën sipër e dekorojmë me fëstëk të bluar ose lajthi sipas dëshirës tuaj. Do ju shkrihet në gojë.
Ju bëftë mirë! /Pergatit.com