Supë shumë e shijshme përplotë vitamina. E pëlqyer si nga të rriturit, ashtu edhe nga fëmijët. Mund ta përgatisni për mëngjes, drekë ose darkë.
Përbërësit:
- 1 selino të vogël ( mund ta përdorni gjethen nëse dëshironi)
- 2 karota
- 2 patate të vogla
- 1 kungullesh
- 1 qepë
- 3 thelpinj hudhre
- gjysmë filxhani thjerrëza ( të verdha ose të kuqe nuk ka rëndësi)
- 1 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji erëza perimesh 1.5 lugë çaji kripë
- 2 litra ujë të vluar
Përgatitja:
Përgatitja: Të gjithë përbërësit pra perimet priten në kube, më pas në një tigan shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit, më pas grijmë imët hudhrat, qepën, pak karota dhe i fërgoni shumë pak. Më pas tek qepa dhe hudhra shtojmë patatet, karotat, selinon, kungulleshen dhe i fërgojmë për 2-3 minuta.
Më pas shtojmë ujin e vluar dhe njëkohësisht edhe thjerrëzat, gjethet e selinos, piperin e zi, erëza perimesh, kripën dhe e ziejmë supën derisa perimet të jenë të buta. Pastaj supën e kalojmë në një blender, nëse na mbetet shumë e trash i shtojmë edhe një gotë ujë dhe më pas e vendosim nga belnderi përsëri në tenxhere dhe e ziejmë edhe për pak minuta të tjerë.
Kripë i hidhni sipas shijes tuaj, pasi dikush i konsumon gjërat më të kripura e dikush më pak. Bëhet një supë shumë e shijshme dhe është me përplot vitamina, duhet ta provoni.
Ju bëftë mirë!