Makarona shumë të shijshëm me salcë të cilat përgatitetn në furrë, një ushqim shumë i shpejt për tu gatuar. Fantasik për këdo që i han shumë makaronat.
Përbërësit:
- 250gr (gjysmë pako) makarona
- 250gr mish viçi i bluar
- 1 qepë
- 1 thelpinj hudhre
- 1 karotë
- 1 lugë gjelle sos domatesh
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
- vaj ulliri
- 200gr djathë çedër
Për salcën:
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle kos
- 100gr djathë të bardhë të grirë (mund të përdorni çfarë do)
- 2 lugë vaj ulliri
Përgatitja e salcës:
Në një enë kuzhine shtojmë vezën, kosin, djathin dhe vajin e ullirit duke i përzier mirë me lugë të gjithë këta përbërës.
Përgatitja:
Fillimisht marrim një tenxhere dhe i ziejmë makaronat në ujë të kripur. Më pas derisa të zihen makaronat marrim një tigan, shtojmë dy lugë vaj ulliri dhe më pas tek vaji hedhim qepën e grirë, hudhrën, karotën dhe i përziejmë mirë derisa të skuqen.
Më pas tek tigani hedhim mishin e bluar, një lugë gjelle sos domatesh, piper të zi, kripë dhe i fërgojmë mirë derisa mishi të jetë i ngrënshëm. Marrim makaronat tashmë të ziera ua largojmë ujin, shtojmë tek makaronat salcën e përgatitur më parë dhe më pas gjysmë e makaronave e shtrijmë në tavën ku do ti vendosim apo tepsi.
Më pas sipër makaronave shtojmë të gjithë masën me mish të bluar dhe sipër hedhim pak djathë çedër, e shtojmë edhe pjesën tjetër të makaronave sipër mishit të bluar duke i shtrirë mirë me lugë.
Krejt në fund sipër makaronave shtojmë prapë djathë çedër (200gr), i fusim në furrën e ngrohur paraprakisht dhe i pjekim në 200 gradë C derisa të marrin ngjyrë të artë.
Ju bëfshin mirë!