biskota

Biskota me tri ngjyra

Biskota me tri ngjra që do ju mahnitin me pamjen që marrin, të shijshme e shumë të lehta për tu gatuar. Befasoni mysafirët dhe fëmijët tuaj me këto biskota kaq të mira.

Përbërësit:

  • 1 e verdhë veze
  • 125gr gjalpë (margarinë në temperaturë dhome)
  • 1 gotë të çajit sheqer pluhur
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 3 gota e gjysmë të çajit miell
  • 2 lugë çaji qumësht
  • kakao

Përgatitja:

Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë gjalpin (gjalpin duhet ta lini të qëndrojë paraprakisht në temperaturë dhome, jo nga frigoriferi), më pas shtojmë të verdhën e vezës, sheqerin pluhur dhe sheqer vaniljen.

E përziejmë për pak sekonda këtë masë me lugë, shtojmë miellin gradualisht dhe e përziejmë mirë me duar derisa të fitojmë një brumë të butë (nëse brumi ende ju ngjitet për duar shtoni edhe pak miell).

Pasi e kemi bërë brumin e ndajmë në tri pjesë, një pjesë të brumit e lëmë më të madhe kurse dy pjesë të tjera që do ti bëjmë me kakao i ndajmë të barabarta. Më pas te njëra pjesë e brumit që i kemi ndarë në masë të barabartë shtojmë dy lugë e gjysmë të sheqerit kakao (lugë e mesme), ndërsa te pjesa tjetër e brumit vetëm një lugë të sheqerit kakao.

Tek secila pjesë e brumit me kakao shtojmë nga një lugë të çajit qumësht dhe më pas i ngjeshim me duar të dyja pjesët e brumit. Më pas e shtrijmë pjesën e bardhë të brumit me holluese dhe sipër saj vendosim pjesët e tjera të brumit me kakao, duke i bërë gogla ashtu siç e shikoni në foto.

Pasi i kemi vendosur biskotat në tepsi me letër kuzhine, i fusim në furrën e ngrohur më parë dhe i pjekim në 180 gradë C për 20-25 minuta. Biskota shumë të shijshme dhe shumë interesant në pamje.

Ju bëfshin mirë!