rrobat

Pse duhet t’i ndërroni rrobat sapo të vini në shtëpi?

Kur ktheheni në shtëpi pas një dite të zënë, shpesh jeni aq të lodhur sa që thjeshtë nuk keni më energji t’i ndërroni rrobat. E bëni darkën, enët dhe i vendosni fëmijët në shtrat duke i pasur veshur rrobat e njëjta që i vendosët në mëngjes. Por, duket se ky zakon është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Ne në Pergatit vendosëm t’ju tregojmë se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse i mbani rrobat e njëjta gjatë gjithë ditës.

Nuk është mirë për venat

Pantallonat tuaj më të pëlqyer mund t’ju bëjnë të dukeni bukur, por nëse nuk i hiqni nga trupi kur vini në shtëpi, nuk po i bëni asnjë favor shëndetit tuaj. Rrobat që i vishni kur dilni jashtë janë më të ngushta sesa rrobat e rehatshme që i vishni në shtëpi dhe mund të ndikojnë negativisht qarkullimin e gjakut. Këto rroba mund të ngadalësojnë qarkullimin e gjakut dhe nëse i vishni vazhdimisht mund t’i dëmtoni venat.

Mund t’i sillni bakteret në shtëpi

Ekziston mundësia që nëse i mbani rrobat e njëjta veshur, mund të sillni baktere dhe viruse në shtëpi që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Disa prej këtyre baktereve janë Acinetobakteri që shkakton infeksione të frymëmarrjes dhe Staphylococcus aureus që mund të shkaktojë inflamacion direkt në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, i cili është edhe i qëndrueshëm ndaj shumë ilaçeve.

Edhe pse mjekët thonë se nuk duhet të brengoseni shumë se mos po sillni baktere në shtëpi përmes rrobave, është e mundshme që të prekeni nga ato dhe zgjidhja më e mirë është që të mos silleni nëpër shtëpi me rrobat që i kishit jashtë.

Mund t’ju bëhen aknet

Nëse keni akne të mërzitshme në supe ose shpinë, ndoshta është koha që t’i kushtoni pak më shumë vëmendje rrobave. Përderisa rrobat e bëra nga pëlhura sintetike mund t’ju bëjnë të dukeni më bukur, ato nuk e lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe e bllokojnë temperaturën e saj.

Një tjetër arsye për puçrra në qafë ose gjoks mund të jetë mbajtja e rrobave të njëjta veshur. Veshjet atletike janë të dizajnuara t’ju bëjnë të ndiheni mirë përderisa ushtroni, por nëse nuk i hiqni pasi të përfundoni ushtrimet, atëherë mund t’i bllokoni poret dhe t’i shkaktoni telashe lëkurës.

Mund t’ju shkaktojë telashe me stomakun

Rrobat e ngushta dhe të ngrehura lartë që e shtypin belin tuaj mund të shkaktojnë probleme që shkojnë përtej sikletit. Rrobat që shkaktojnë presion në abdomen mund të shkaktojnë probleme të ndryshme të tretjes, duke përfshirë acid refluks, një prej probleme kryesore me stomak. Nëse nuk po mund të hiqni dorë nga ato xhinset e bukura dhe të ngushta që i vishni shpesh, të paktën provoni të mos i vishni çdo herë dhe vishni diçka më të rehatshme sapo të vini në shtëpi.