Pse na therë gjoksi nganjëherë papritur?

Të gjithë e kemi përjetuar atë dhimbjen e mprehtë, shpuese në gjoks, e cila mezi na lejon të marrim frymë. Edhe pse zgjat vetëm disa sekonda, sikleti është mjaftueshëm i madh sa për të na shqetësuar – madje nganjëherë, seriozisht. Edhe pse kjo është e zakonshme të ndodh tek fëmijët dhe të rinjtë, për këtë kurrë nuk flet askush. Ne në pergatit.com duam t’ju tregojmë arsyen e vërtetë pse ndodh kjo ndjenjë e çuditshme.

Sindromi i kapjes prekordiale

Ky është termi mjekësor që i është dhënë ndjesisë së mprehtë që disa njerëz e ngatërrojnë me sulm në zemër. Kjo gjendje është e njohur në mjekësi edhe me emrin ‘Binjakja e Tesidorit’. Është një dhimbje që ndodh në gjoks dhe që shfaqet në pjesën e përparme të zemrës, që është edhe arsyeja pse quhet prekordial (pre për përpara, kordial për zemrën).

Zakonisht ndodh tek fëmijët dhe të rinjtë, edhe pse disa të rritur gjithashtu e përjetojnë atë, por më rrallë. Është një dhimbje që përshkruhet si “sikur ta fusësh gjilpërën në atë zonë” ose “si goditje me thikë”. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur trupi është duke pushuar, por edhe pas ushtrimeve fizike, transmeton pergatit.com.

Çfarë e shkakton këtë dhimbje?

Edhe pse ndjesia në vetvete është shumë e bezdisshme dhe afër zonës së zemrës, në fakt kur e ndjeni atë nuk do të thotë se keni problem me zemër. Ajo që ndodh në fakt është se, pleura (membrana që mbulon disa organe siç është diafragma) shtyp ose fërkon (dhe për këtë arsye irriton) nervat që janë afër kafazit të brinjëve – kjo është arsyeja pse dhimbja mund të fillojë në muret e gjoksit ose në zonën e brinjëve, madje edhe në gjendje pasiviteti.

Një shqetësim bezdisës

Meqenëse sindroma e kapjes prekordiale është më e zakonshme tek fëmijët dhe të rinjtë, është shumë e zakonshme që herën e parë që fëmija e përjeton këtë dhimbje të pashpjegueshme dhe akute në zonën e zemrës, prindërit të shqetësohen për mundësinë që diçka të mos jetë në rregull me zemrën e fëmijës së tyre. Prandaj, sfida kryesore e mjekut është të analizojë simptomat dhe të rishikojë historinë e pacientit për të përjashtuar çdo gjendje të zemrës ose probleme të tjera që kërkojnë trajtim.

Si ta trajtoni?

Edhe pse është shumë e pakëndshme, sindromi i kapjes prekordiale nuk është urgjencë mjekësore. Përpjekja për të marrë frymë thellë në atë kohë është e ndërlikuar, por ndihmon që dhimbja të largohet më shpejt; duhet ta mbani në mend se disa njerëz mund të kenë marramendje në këtë rast.

Kështu, këshillohet që ta ndërroni pozitën. Për shembull, shtrihuni drejt nëse keni këtë ndjenjë dhe bëjini masazh zonës ku e ndjeni dhimbjen derisa ta shihni se është lehtësuar, dhimbje kjo që zakonisht zgjatë rreth një minutë, transmeton pergatit.com.

Fatkeqësisht, për shkak se kjo është një ngjarje e izoluar pa ndonjë shkak të dukshëm, nuk ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar atë. Përveç nëse dhimbja ka të bëjë me ndonjë sëmundje serioze siç është bronkiti ose astma, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Sindromi i kapjes prekordiale zakonisht paraqitet kur personi arrin moshën 20 vjeçare. Nuk kërkon trajtim edhe pse disa mjekë mund ta rekomandojnë ndonjë bar për të ndihmuar në qetësimin e shqetësimit – megjithatë, nuk është e nevojshme. Por nëse dhimbja bëhet shumë e shpeshtë, nëse personi është diagnostikuar me problem në zemër ose nëse kombinohet me simptoma të tjera, këshillohet që të konsultoheni me një mjek.

Zbulimi i shkakut

Dhimbja që e përmendëm, zakonisht shkakton shqetësim sepse ka siklete të tjera që gjithashtu kanë të njëjtën dhimbje; Disa kanë origjinë fizike, por të tjerat janë vetëm psikosomatikë, kështu që është e nevojshme që mjeku t’ju kontrollojë për t’i dalluar ato. Dhimbjet në zonën e zemrës mund të jenë edhe probleme në rrugët e frymëmarrjes, hepatit, aerofagji (ajri gëlltitës), gëlltitje aksidentale e lëngjeve kaustike, bronkit, pneumoni ose astmë. Nga ana tjetër, dhimbja është gjithashtu pjesë e simptomave psikosomatike të sulmeve të panikut, ankthit ose depresionit.

Është e rëndësishme ta dini se nëse keni ndonjë pyetje shtesë për këtë, duhet ta shihni një mjek sepse ky artikull shëndetësor nuk e zëvendëson diagnozën e bërë nga një profesionist. A keni përjetuar ndonjëherë dhimbje të tillë? Si jeni marrë me të? Ndajeni përvojën tuaj me të tjerët në komente! /PERGATIT.COM