Këto shenja tregojnë se keni mikrobe shtrati në shtëpinë tuaj

Edhe pse mikrobet dhe insektet e shtratit nuk transmetojnë ndonjë sëmundje infektive, prapëseprapë ato mund të shkaktojnë disa probleme shëndetësore. Prej reaksioneve fizike, si puçrra ose alergji, deri tek efektet psikologjike si ankth, stres dhe pagjumësi – këto arsye janë më shumë se mjaftueshëm për t’i mos lënë këta mysafirë të paftuar në shtëpinë tuaj.

pergatit.com dëshiron t’ju ndihmojë t’i identifikoni mikrobet dhe insektet e shtratit para se të përhapen më shumë. Këto janë disa nga shenjat që duhet t’i vëreni në shtëpi.

Shenja të kuqe që kruhen

Nëse keni irritim të lëkurës ose vëreni shenja të vogla të kuqe në fytyrë, krahë, këmbë, gjoks ose shpinë, kjo mund të jetë një shenjë e mikrobeve dhe insekteve të shtratit. Këto shenja janë kafshime të tyre që më vonë irritohen – dhe përhapja e tyre më e madhe mund të çojë në gjakosje dhe infeksion, transmeton pergatit.com.

Që të siguroheni nëse keni mikrobe dhe insekte të shtratit, shikoni strukturën e kafshimeve. Shpesh ato shfaqen në grupe, në rreshta të drejtë dhe linja zig-zag. Sidoqoftë, disa njerëz mund të mos kenë reagime fizike ndaj mikrobeve të shtratit, kështu që mund të mos kenë shenja të kuqe ose kruarje.

Njolla gjaku ose ndryshku

Kontrolloni teshat dhe shtratin për shenja të kuqe. Nëse e shtypni një insekt gjatë ose pasi ushqehet, ajo do të lërë njolla gjaku.

Mund të vëreni edhe shenja me ngjyrë ndryshku. Eh këto janë shenja të qarta të mikrobeve të shtratit. Njollat e tilla mund t’i gjeni në mbuloja të shtratit si dhe në vendet ku është vështirë të futet dora, si qoshet e shtratit.

Erë myku

Mikrobet e shtratit kanë gjëndra arome që lëshojnë feromonet dhe nëse ka shumë të tilla, aroma mund të jetë mjaft e fortë dhe e pakëndshme. Pra, nëse dhoma juaj ka erë si të mykur ose si ushqim i prishur, patjetër që duhet të shqetësoheni, transmeton pergatit.com.

Lëvozhga të mikrobeve/insekteve të shtratit

Mikrobet dhe insektet e shtratit e heqin lëkurën kur rriten, kështu që shikoni nëse po shihni lëvore me ngjyrë të lehtë në formën e një insekti. Inspektoni jastëkët e shtratit, rrobat, karriget, kolltukët dhe midis jastëkëve. Gjithashtu, sigurohuni që të kontrolloni sirtarët dhe rrobat.

Shenjat e bardha në mobilie

Nëse shihni shenja të bardha në mobilie, ato mund të jenë ‘vezë’ të insekteve ose lëvozhga të vezëve. Ato duken sikur kokrra orizi dhe kanë një ngjyrë të bardhë ose transparente, që nganjëherë shkëlqen.

Mund t’i shihni edhe me sy por është më mirë që ta kontrolloni dhomën me një dritë dhe një llupë, pasi këto vezë shpesh hedhen në nyje dhe qepje të dyshekut dhe mobilieve tuaja.

A jeni përballur ndonjëherë me mikrobe dhe insekte shtrati? Si i keni vërejtur ato? Si i keni larguar më pas? Ju lutem që ta ndani mendimin tuaj në koment! /PERGATIT.COM