Tortë e lehtë me keksa dhe banane

Përbërësit: 1.200ml qumësht, 3 punding vanilje, 8 lugë sheqer, 250gr margarinë, 180ml ajkë e thartë, 300gr biskota çfarëdo lloji, 4 banane, krem pana.

Përgatitja: Fillimisht përziejmë 200ml qumësht të ftohtë me pluhurin e pudingave, kurse 1L qumësht e vëmë të vlojë me sheqerin. Pastaj shtojmë pudingat e tretura dhe i përziejmë derisa të trashet kremi. Në kremin e ngrohtë shtojmë margarinë dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina.

Pastaj shtojmë ajkën e thartë dhe e përziejmë, në masën kremoze akoma të ngrohtë shtojmë biskotat e thyera dhe në kallepin e mbuluar me folie plastmasi qesim gjysmën e kremit me biskotat dhe pudingën. Radhisim sipër kremit një shtresë banane të prera për së gjati dhe i mbulojmë me pjesën e dytë të kremit. Pas ftohjes tortën e dekorojmë me krem pana (shllag) të përgatitur sipas udhëzimit në qese. Ju bëftë mirë!