foli

Pse s’duhet ta mbështillni ushqimin me foli asnjëherë

Prej kohësh, të gjithë kemi përdorur mbështjellësit dhe enët e aluminit për të bërë ushqim ose ruajtur atë. Kjo për shkak se metali është një konduktor i mirë i nxehtësisë. Kështu, shumë prej nesh e mbështjellim dhe mbulojmë ushqimin me foli alumini për ta ruajtur atë. Megjithatë, ka disa shqetësime shëndetësore.

Frigoriferi është shumë më i sigurt për të ruajtur ushqimin, pa u brengosur se mund të prishet. Nëse vendoset mirë në frigorifer, ushqimi mund të ruhet deri në 4 ditë. Për ta ruajtur ushqimin, ne zakonisht e vendosim atë në një enë dhe e mbulojmë me foli alumini.

Kjo metodë duket mjaft e shpejtë, e sigurt dhe bindëse për shumicën prej nesh. Megjithatë, nuk e paskemi ditur se mbështjellja e ushqimit me foli alumini mund të jetë e keqe për shëndetin tonë. Kjo shpjegohet shumë thjeshtë.

Disa baktere, si Stahpylococcus dhe Bacillus cereus, prodhojnë toksina të cilat nuk shkatërrohen lehtë edhe në nxehtësitë më të mëdha. Duke e lënë ushqimin jashtë në temperaturë dhome, për më shumë se dy orë, mund t’ua japë shansin e artë këtyre baktereve që të shumohen.

Folia e aluminit nuk është në gjendje që ta mbyllë tërësisht ushqimin. Kjo e ekspozon ushqimin ndaj ajrit dhe në prezencë të ajrit, bakteret rriten më shpejtë. Kështu, ena ku e ruani ushqimin duhet të zgjedhet me kujdes dhe duhet të paketohet në mënyrë të duhur që të mos futen bakteret, transmeton përgatit.com.

Kështu, ushqimi që mbetet udhët të vendoset në një kuti që mbyllet mirë dhe jo me foli alumini. Në këtë mënyrë, ftohja është më e shpejtë, që ndalon rritjen e baktereve. Gjithashtu, duhet ta dini që ushqimi duhet të futet në frigorifer jo më larg se dy orë pas përgatitjes së tij, për të parandaluar rritjen e baktereve. /Pergatit.com