Ndoshta nuk e keni përgatitur më parë, por kjo pulë me qumësht bëhet shumë e shijshme dhe tepër e butë. Provojeni dhe do habiteni me shijen!
Përbërësit:
- 400gr gjoks pule
- 250ml qumësht
- 1 lugë kripë
- 1/2 lugë kerri
- piper për shije
Përgatitja:
Së pari lani gjoksin e pulës dhe përzieni me kripë, kerri dhe piper. Më pas gjoksin e pulës e skuqim në një tigan me gjalpë ose me vaj. Pasi gjoksi i pulës të jetë skuqur, derdhni në të qumështin dhe gatuajeni për rreth 15 minuta.
Kjo pulë me qumësht të knaq krejt, mishi bëhet shumë i shijshëm dhe i shkriftë. Për më shumë shikojeni videon e përgatitjes më poshtë.
Ju bëftë mirë!
Kjo është kerri apo curry:
Video e përgatitjes: