Dorayaki janë petullat më të famshme japoneze. Ndryshe nga ato amerikane, këto mbushen përbrenda me krem çokollate apo xhem të çfarëdo lloji që ju dëshironi. Janë shumë të shijshme, të buta dhe përbërësit e tyre janë të thjeshtë.
Përbërësit:
- 2 vezë
- 40g sheqer
- 1 lugë gjelle mjaltë
- ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
- 90gr miell
- 1 lugë çaji pluhur për pjekje (bakin)
- 10ml ujë
Përgatitja:
Marrim një enë, thyejmë vezët dhe shtojmë sheqerin, mjaltin, ekstraktin e vaniljes dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine.
Pastaj shtojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe i përziejmë mirë derisa të bëhet brumë. Në fund i shtojmë ujin, e përziejmë dhe e mbulojmë enën me qese kuzhine për 10 minuta.
Në temperaturë të ulët, i pjekim petullat në tigan duke e mbushur nga një lugë plot brumë. Sapo t’i shihni flluskat, rrotullojeni petullën në anën tjetër. Prisni një minutë dhe më pas largojeni nga zjarri.
Lyeni petullat në njërën anë me nutella apo çfarëdo xhemi që dëshironi, bashkoni pjesët e lyera dhe mbyllini mirë rreth e rreth me dorë, që mos t’iu dalë mbushja jashtë. Në fund prisni në mes dhe shërbejini. Ju bëfshin mirë!
Për më shumë shikojeni videon e përgatitjes: