katrorë çokollate

Katrorë çokollate, të shijshëm dhe të lehtë për tu përgatitur

E gjithë familja do ti pëlqejnë këto katror çokollate. Sa të shijshëm që bëhen dhe të lehtë për tu përgatitur.

Përbërësit për shtresën e pandispanjës:

  • 3 vezë
  • 150gr (3/4 filxhani) sheqer
  • 5gr (1 lugë çaji) sheqer vanilje
  • pak kripë
  • 200ml (4/5 filxhani) qumësht
  • 80ml (1/2 filxhani) vaj vegjetal
  • 30gr (1/4 filxhani) pluhur kakao
  • 190gr (11/4 filxhani) miell
  • 8gr (1 lugë të çajit) pluhur për pjekje ose baking powder
  • 200ml (4/5 filxhani) qumësht të nxehtë (për t’u derdhur mbi pandispanjë)

Për shtresën e kremit:

  • 300ml (1 filxhan) krem hopla për ëmbëlsira
  • 250gr (11/6 filxhani) mascarpone

Për shtresën e çokollatës:

  • 200gr çokollatë të zezë
  • 3 lugë gjelle arra të copëtuara

Përgatitja:

Në një enë kuzhine rrihni vezët me sheqer, pak kripë dhe sheqer vanilje derisa të jenë të lëmuara. Duke i përzierë shtoni qumështin, vajin dhe kakaon. Më pas në fund shtojmë miell me pluhuri për pjekje.

Masën e derdhim në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur, e fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet shpojeni me një pirunë dhe derdhni qumësht të nxehtë sipër saj, më pas lëreni me një anë.

Në një tas rrihni kremin hopla derisa të fillojë të jetë i trashë, më pas shtoni mascarpone dhe vazhdoni ta rrihni derisa të trashet krejtësisht. E lyejmë ëmbëlsirën sipër me krem dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 1 orë. Më pas shkrini çokollatën e zezë dhe përzieni me arra të copëtuara, pasi ëmbëlsira të jetë ftohur hidhjani sipër duke pritur derisa ti shtrihet mirë çokollata sipër dhe më pas priteni në katrorë.

Për më shumë shikojeni recetën me video. Ju bëftë mirë!