Qofte me karrota dhe ullinj

Përbërësit: 2 karrota, 1 filxhan çaji me ullinj të bërë në feta, 1 vezë, 1 fetë djathë të thërrmuar, 2 qepë të njoma, 1 filxhan kafeje me qumësht, erza sipas dëshirës, 4 lugë gjelle miell.

Përgatitja: Fillimisht marim një enë kuzhine dhe në të grijmë dy karrota dhe ju hedhim kripë, i lemë ashtu për 10 minuta më pas i shtypim mirë. Lëngun e karrotave nuk e hedhim, më pas shtojmë në të një filxhan kafeje me ullinj të bërë në feta, një vezë, një fetë djath të thërmuar dhe I përziejmë mirë pak pak minuta.

Më pas shtojmë dy qepë të njoma, një filxhan kafeje qumësht, erza sipas dëshirës dhe katër lugë gjelle me miell që fryhet vetë ose miell të zakonshëm por me një lugë të vogël pluhur pjekës brenda. E përziejm dhe i skuqim në vaj të bollshëm, formën jua japim me ndihmën e një luge. Ju bëfshin mirë!