Përbërësit: 6 vezë, 250ml vaj, 250gr jogurt, 250gr grizë (ermik), 250gr sheqer, 250gr miell, 2 pako pluhur për pjekje, 2 pako sheqer vanilje. Për sherbetin: 500ml ujë 300gr sheqer. Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin, sheqer vaniljet dhe i përziejmë mirë me mikser apo tel kuzhine derisa të fitojmë një masë kremoze. Më pas tek masa shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë një nga një siç i kemi cekur dhe ashtu siç e shikoni në video.
E përziejmë masën mirë përsëri pasi i kemi hedhur të gjithë përbërësit dhe pasi të jetë gati e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Më revanin e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperature 180 gradë C për 30 minuta.
Në ndërkohë fillojmë përgatitjen e sherbetit, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 500ml ujë, 300gr sheqer dhe e ziejmë për 15 minuta. Revania duhet të jetë e vakët ose e ftohtë ndërsa sherbet i nxehtë, pasi të jetë gati revania e prisni në copëza katrore më pas ia hidhni sherbetin. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet shpejt. Ju bëftë mirë!
Këshillë: Për ata që nuk e kuptojnë çfarë është griza, pra griza është lloj mielli gruri ose misri i përpunuar, gjindet në pako të vogla me po këtë emër. Griza ndryshe quhet edhe ermik, bollgur.