Në kohën e sotshme, ka shumë këshilla të ndryshme se si ta rrisni fëmijën në mënyrën e duhur dhe shpesh janë kontroverse. Por mjekët dhe psikologët po vazhdojnë të bëjnë eksperimente të reja, të analizojnë rezultatet dhe të bëjnë këshilla të reja. Në fillim, këto këshilla mund t’ju duken të çuditshme, por kur të mësoni për detajet e tyre, do ta shihni se janë shumë të dobishme. pergatit.com i ka rishikuar këto studime rreth shëndetit të fëmijëve dhe ka bërë një listë me gjërat që janë të dëmshme për fëmijët, sipas ekspertëve.
Gudulisja e foshnjës
Ndodh shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët e tyre të qeshin dhe kështu fillojnë t’i gudulisin ata. Por një hulumtues nga Universiteti i Kalifornisë gjeti para disa vitesh se gudulisja nuk e shkakton ndjenjën e njëjtë të lumturisë sikur shakatë. Gudulisja thjeshtë krijon iluzionin e një të qeshure të lumtur. Në këtë rast, fëmijët qeshin pa kontroll si pasojë e refleksit. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është se fëmijët qeshin edhe kur e urrejnë të gudulisen, transmeton pergatit.com.
Vendosja e lodrave në shtratin e foshnjës
Jo të gjithë prindërit e kuptojnë se për një gjumë të mirë, foshnjat kanë nevojë vetëm për mbulesa dhe rroba të mira, nëse në dhomën e tyre bëhet ftohtë. Nganjëherë, një jastëk i vogël dhe i rrafshët mund të përdoret, por sipas studimeve, para një moshe të caktuar, fëmijët nuk kanë nevojë për jastëk. Gjithashtu fëmijët nuk kanë nevojë për dekorime speciale në vendin ku do të bëjnë gjumë sepse lodrat e buta apo të çfarëdo lloji, mund të bëhen problem çdo moment. Ato mund ta zgjojnë fëmijën nga gjumi ose të shkaktojnë edhe probleme të frymëmarrjes nëse foshnja rastësisht e vendosë lodrën në fytyrë.
Tundja e foshnjës (përkundja)
Çdo prind ka qenë në një situatë ku e ka pasur të vështirë ta vendos në gjumë foshnjën pa e përkundur pak. Nganjëherë, ky proces merr aq shumë kohë sa që nënat dhe baballarët lodhen menjëherë, por foshnja jo. Pediatret thonë se mund ta evitoni këtë problem nëse e mësoni foshnjën me një orar gjumi prej lindjes dhe të mos e lini të uritur, me pelena të lagura, rroba të parehatshme dhe gjëra të kësaj natyre. Nëse nuk mund ta evitoni përkundjen, mos e përkundni bile për shumë kohë dhe sigurohuni që lëkundjet të jenë të lehta, transmeton pergatit.com.
Ta lini fëmijën të ecë zbathur në sipërfaqe të sheshta
Foshnjat fillojnë të ecin rreth moshës 1 vjeçare, mesatarisht. Kur kjo ndodh, disa prindër nxitojnë në dyqane për t’iu blerë këpucë dhe disa të tjerë i lënë të ecin këmbëzbathur. Hulumtuesit ende nuk pajtohen se cila është më mirë, por pajtohen se jo të gjitha sipërfaqet janë të mira për të ecur. Është mirë nëse foshnja ka mundësi të ecë këmbëzbathur në rërë, bar ose sipërfaqe të tjera të buta. Por nuk është mirë që të ecë në pllaka dhe laminat në shtëpi. Pasi në këtë mënyrë muskujt e shputës nuk zhvillohen siç duhet dhe i gjithë presioni vendoset tek pjeza. Kjo mund të shkaktojë probleme gjatë zhvillimit të shputës.
Mbështjellja e foshnjave me rroba kur i kanë këmbët dhe duart e ftohta
Nëse shputa, pëllëmba ose hunda e foshnjës nuk është aq e nxehtë, nuk do të thotë se foshnja ka të ftohtë: për shkak të veçorive unike të qarkullimit të gjakut dhe tonit vaskular tek foshnjat, s’është asgjë nëse këto pjesë të trupit janë më të ftohta se pjesa tjetër e trupit. Temperatura normale e dhomës së foshnjës duhet të jetë 20 gradë C. Në këto kushte, foshnjat nuk kanë nevojë për kapele, çorape ose dorëza: lëkura duhet të marrë frymë dhe të ketë kontakt me ajrin.
Bile, është më lehtë dhe më e rrezikshme ta mbinxehni foshnjën, sesa që ta mërdhini atë. Shenjat e qarta të mbinxehjes janë qafa e lagësht dhe ngjyra e lëkurës, e cila duhet të jetë rozë e lehtë në kushte normale. Nëse lëkura është e kuqe, do të thotë se foshnja ka shumë të nxehtë dhe duhet t’ia hiqni disa rroba. /PERGATIT.COM