bukë

Receta e bukës më të butë ndonjëherë

Shumë e butë dhe e shijshme, kjo është buka e përsosur ndryshe nga ajo e zakonshmja që e hamë çdo ditë.

Përbërësit:

  • 200ml qumësht
  • 100ml ujë
  • 100ml vaj
  • 2 të bardha të vezës
  • 7g maja
  • 2lgj sheqer
  • 800g miell
  • 1lgj kripë

Për lyerje:

  • Gjalpë
  • 2 të verdhë të vezës

Përgatitja:

Në një enë, hidhni ujin, vajin, qumështin, sheqerin, majanë dhe përzieni mirë me tel kuzhine. Më pas hidhni miellin, kripën, të bardhat e vezës dhe filloni ta bëni brumin duke e përzier dhe ngjeshur me dorë.

Pasi ta bëni brumin, mbulojeni dhe lëreni të vije për 2 orë. Më pas, ndajeni brumin në 10 kuleq, duke i shtrirë dhe bërë petë një nga një (si në formë të picës) dhe lyer me gjalpë. Petën e bëni në formë të roles dhe e sillni në anët e kundërta, duke ia dhënë formën e bistekut.

I vendosni në tepsinë e shtruar me letër kuzhine dhe i mbuloni që të qëndrojnë edhe për 30 minuta të tjerë. Pastaj i lyeni sipër me të verdhët e vezës dhe i futni në furrë për t’i pjekur në 180 gradë C për 30 minuta. Dhe ja, buka më e butë që keni ngrënë është gati! Ju bëftë mirë! /Pergatit.com

Procedura përmes fotografive: