djathë

Pite krejt ndryshe me perime dhe djathë

Një recetë mjaft e lehtë dhe e shijshme, për drekë ose darkë, me prime dhe djathë – rezultati do të jetë i mahnitshëm! Për 35 minuta, dreka juaj me këtë pite do të jetë gati.

Përbërësit për pite:

  • 2 patate
  • 2 domate
  • 2 speca të gjelbër
  • 2 qepë të reja
  • 4 vezë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 200g djathë feta
  • 100ml vaj
  • 150ml qumësht
  • 400g miell (2.5 gota)
  • Pluhur për pjekje
  • Kaçkavall

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe grini imët. Qëroni domatet dhe grini imët. Më pas grini specat dhe qepët, poashtu imët. Rrihni 4 vezët, shtoni kripën, qumështin, vajin dhe rrihni mirë me tel. Më pas shtoni perimet e grimcuara, djathin feta, miellin, pluhurin për pjekje dhe përzieni mirë me lugë.

Tepsinë në formë rrethore, me madhësi mesatare, e lyeni me gjalpë fillimisht dhe më pas e derdhi brumin e përgatitur dhe e rrafshoni mirë. Sipër i hidhni kaçkavallin dhe e futni në furrë për ta pjekur në 180 gradë për 35 minuta. Ju bëftë mirë! /Pergatit.com

Videoja e recetës: